Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA sanksionon kryepatronazhistin e Bosnjë Hercegovinës, çfarë deklaron ambasada amerikane në Sarajevë

03/10/2022
SHBA sanksionon kryepatronazhistin e Bosnjë Hercegovinës, çfarë deklaron ambasada amerikane në Sarajevë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione dy personave në Bosnjë, njeri serb dhe tjetri mysliman boshnjak, për dëmtim të institucioneve dhe proceseve demokratike për përfitime personale dhe të rrjeteve të tyre, raporton Zëri i Amerikës.

Departamenti i Thesarit tha se kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliç, keqpërdori të dhënat e pensionistëve në dobi të partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjet e vendit.

“Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të vitit 2018, Fadil Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve, që i kishte marrë përmes detyrës së tij zyrtare, dhe u dërgoi letra me një listë të arritjeve të tij duke premtuar rritje të pensioneve. Ky veprim shkel ligjet e Bosnjës e Hercegovinës dhe pasqyron veprimet e tij të përsëritura për të shfrytëzuar mundësitë e tij të ndikimit politik për përfitime personale apo të partisë së tij, duke dëmtuar proceset demokratike apo institucionet e Bosnjës e Hercegovinës”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Thesarit tha se afaristi serb Slobodan Stankoviç, një prej njerëzve më të pasur në Bosnjë dhe pronar i një kompanie inxhinierike, Integral, në Republikën Serbe, është i lidhur me korrupsion në sektorin e ndërtimit, pasi kompania e tij, ka fituar disa prej projekteve më të mëdha në Republikën Serbe, fale lidhjeve të tij me udhëheqjen e këtij entiteti.

“Projektet e mëdha ndërtimore shpesh i janë dhënë Stankoviçit pa konkurrencë të drejtë dhe të hapur. Shumica dërrmuese e pasurisë së tij është mbledhur nga paratë publike”, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se Slobodan Stankoviç është ish pronar televizionit Alternativa, me seli në Banja Llukë, një media nën kontrollin personal të anëtarit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, i sanksionuar dy herë nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet e tilla nënvizojnë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur përgjegjës ata që mundësojnë veprimtari përçarëse dhe destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

The United States will use all tools at its disposal to hold accountable those who undermine BiH’s democratic processes or support destabilizing activities.

Read more here⏬https://t.co/aGhGrWaUmQ

— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) October 3, 2022

“Veprimi i sotëm nënvizon se si politikanët në Bosnjë dhe Hercegovinë po dëmtojnë institucionet dhe proceset demokratike për përfitimet e tyre politike dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Ne do të vazhdojmë të synojmë ata që destabilizojnë rajonin, si dhe mbështetësit e tyre, dhe t’u kërkojmë llogari”.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe Hercegovinë përfshirë anëtarin e presidencës trepalëshe të vendit, Milorad Dodik “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënim të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Më 26 shtator vendosën sanksione edhe ndaj Prokurores së Shtetit, Diana Kajmakoviç.

Pas luftës së viteve të 90-ta, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy entitete autonome, Republika Serbe dhe Federatë e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të lidhura nga një qeveri e dobët qendrore në Sarajevë. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026
VIDEO/ Policia e Duabit paiset me super-makina

Kapet në Dubai Bujar Sefa, mbolli me jeshile fshatra në Krujë

26/01/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026
VIDEO/ Policia e Duabit paiset me super-makina

Kapet në Dubai Bujar Sefa, mbolli me jeshile fshatra në Krujë

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.