Dy vrasësit shqiptarë po shëtisnin qenin pa maskë

Dy vrasësit shqiptarë po shëtisnin qenin pa maskë

56
0
Shares

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan sot në Holandë pasi policët i ndaluan kur panë që po shëtisnin qenin e tyre pa maskë.

Dy shqiptarët të moshave 25 dhe 31 vjeç u ndaluan për shpjegime nga policia si dhe iu kërkuan dokumentat kur konstatuan se qeni po shëtitej pa maskë në qytet.

Aty agjentët zbuluan se shqiptarët përdornin karta identiteti false nga Rumania. Pas verifikimeve të nevojshme u zbulua gjithashtu se shqiptarët kërkoheshin në Itali për vrasje.

Policia e Roterdamit i vuri menjëherë në pranga dy shqiptarët. Sipas mediave holandeze ata janë dënuar me mbi 30 vjet burg për vrasje në Itali dhe tani presin që të ekstradohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY