Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konfindustria alarmon Kuvendin: Rritja e çmimit të energjisë i panevojshëm, vendi prodhon mjaftueshëm për konsum

27/09/2022
ORARI & ZONA/ OSHEE njofton ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë, shkak ndërhyrja në rrjet

foto ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Konfindustria është shprehur kundër vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ql prej 2021 prodhimi i energjisë ka qenë vazhdimisht më i lartë se nevojat për konsum nga qytetarët, thuhet në reagim ndlrsa kërkohet diskutimi në Parlament.

Kërkesa e Konfindustrisë:

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të thërrasë në seancë urgjente dëgjimore Entin Rregullator të Energjisë/ERE, për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë si edhe për problematikat e menaxhimit të sistemit për periudhën e vitit 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022. ERE është institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kuvendit të Shqipërisë dhe është autoriteti ligjor rregullator i sistemit energjitik.

ERE e ka për detyrim ligjor të shpjegojë publikisht në mënyrë profesionale të hollësishme para Kuvendit të Shqipërisë arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjitik, që kanë cuar në pranimin e plotë dhe pa asnjë ndryshim nga ana e saj të propozimit të ekzekutivit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike. ERE duhet të arsyetojë hollësisht lidhur me:- kostot mjaft të larta financiare të menaxhimit të operatorëve publikë KESH, OST, OSHEE, – kostot shtesë të shitje-blerjeve e energjisë elektrike nëpërmjet ndërmjetësve, – vazhdimin në nivele të larta të humbjeve në sistem me mbi 21% të sasisë së përgjithshme, – zbatimin e kontratave koncesionare të energjisë së prodhuar nga HEC- et private, – masat e marra nga OSHEE për moslejimin e abuzimit me matjet e konsumit me fasha etj., si faktorë përcaktues të vendimit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë në shtator 2022.

Sipas të dhënave, në vitin 2021 sistemi energjitik prodhoi 6,5% më shumë energji elektrike, sesa nevojat për konsum dhe vendi kaloi në krizë energjitike të shpallur nga Kryeministri Rama. Gjithashtu, prodhimi i përgjithshëm i brendshëm i energjisë elektrike ka tejkaluar ndjeshëm nevojat e klientëve tariforë për 6 mujorin e parë të vitit 2022 në vazhdim.

Konfindustria vlerëson, se vendimi i ERE për rritjen me afër 5 herë e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar mbi fashën 800 kw/muaj do të jetë me pasoja të rënda për 90-130 mijë familje shqiptare dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare.

Shqipëria edhe pse është relativisht e pavarur në prodhimin e energjisë elektrike nga tregjet ndërkombëtare dhe gazi rus ka çmimet më të larta në rajon për biznesin dhe familjarët. Gjergj Buxhuku/ Administrator i Përgjithshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026
DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.