Bordi i Transparencës rriti sot çmimin e naftës me pakicë në 223 lekë/litri nga 216 lekë që ishte ditët e fundit.
Benzina bëhet 194 lekë për litër ndersa gazi me 78 lekë.
Bordi i Transparencës përmes një njoftimi thekson se këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës.
“Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 24 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja e gazoilit vjen për shkak të rritjes së dy faktoreve
1. bursa +31 usd ton nga data 15 Shtator.
2. kursi dollarit nga 117.2 $ në afërsisht 120 $.
Ndërsa për benzinen është ulur bursa me 26$/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë. Pra për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka levizje çmimi“, thuhet në njoftimin e Bordit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/