Rradhë kilometrike në kufirin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë

Rradhë kilometrike në kufirin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë

44
0
Shares

Një rradhë rreth dhjetë kilometra e gjatë është krijuar në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, ndërsa burrat rusë po përpiqen të shmangin rekrutimin e urdhëruar nga Putin, transmeton BBC.

Lëvizja është shumë e ngadaltë dhe disa njerëz kishin pritur më shumë se 20 orë për të kaluar kufirin. Trafiku kufitar midis Finlandës dhe Rusisë është rritur gjithashtu.

Një zyrtar finlandez, Matti Pitkäniitty, tha se numri i rusëve që mbërrinin ishte më shumë se dyfishuar që nga java e kaluar.

Një numër në rritje i rusëve vazhdojnë të përpiqen të largohen nga vendi që kur Presidenti Putin njoftoi mobilizimin e të paktën 300,000 trupave shtesë të mërkurën e kaluar. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY