Mblidhen firma më Parlament për shkarkimin e Gjukanoviç si President i Malit...

Mblidhen firma më Parlament për shkarkimin e Gjukanoviç si President i Malit të Zi

43
0
Shares

Shumica parlamentare e Malit të Zi ka mbledhur 41 firma për të nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç, deklaroi deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).

“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95, paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi sepse nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e qeverisë.”, thuhet ndër të tjera në dokumentin që arsyeton propozimin për shkarkim.

Gjukanoviç nuk ka ftuar as Miodrag Lekiç, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi, raporton euronews Albania.

Iniciativa i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç.

Mali i Zi ndodhet në krizë politike. Kuvendi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit me mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.

Qeveria e tij u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY