Dy pjesëtarë të së njëjtës familje u arrestuan sot pasi u kapën me 40 bimë hashashi të kultivuara në kubik që po i transportonin me makinën e tyre.
Policia e Memaliajt arrestoi në flagrancë babë e bir, shtetasit Gjolek Harizi, 44 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj (Punonjës i IEVP Tepelenë).
Irdi Harizi, 22 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë, pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz”, me targa AA 724 KM, që drejtohej nga shtetasi Gjolek Harizi, u gjetën dhe u sekuestruan 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/