Ushtarët ukrainas: Nuk po luftojmë me ushtarë rusë por me të burgosur...

Ushtarët ukrainas: Nuk po luftojmë me ushtarë rusë por me të burgosur rusë

53
0
Shares

Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, thotë se ata besojnë se po luftojnë kundër të burgosurve rusë dhe jo ushtarëve rusë, njoftoi gazeta ‘The New York Times’.

Ndërkohë konstatohet se Rusia ka shtuar sulmet kundër objektivave civile, shprehen ekspertë britanikë, raporton Zëri i Amerikës.

Dyshimet janë ngritur pas shqyrtimit të disa pamjeve filmike postuar në internet, të cilat duket se tregojnë përfaqësuesit e ‘The Wagner Group’, një kompani private ushtarake ruse, tek u premton të burgosurve, liri, në shkëmbim të përfshirjes në luftë në Ukrainë për gjashtë muaj. Megjithatë gazeta bëri të ditur se nuk kishte arritur të verifikonte vërtetësinë e videos.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se kapja e Bakhmutit është një nga qëllimet kryesore të sulmit në Ukrainë.

Gjatë një interviste që pritet të transmetohet të dielën në mbrëmje, presidenti Joe Biden paralajmëroi sërish presidentin Putin mbi rrezikun që paraqet përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.

Mos, mos, mos (e bëj)! Do të ndryshoni gjithçka që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha zoti Biden në një intervistë për rrjetin televiziv ‘CBS News’.

Zoti Biden nuk komentoi në mënyrë specifike se cila do të ishte përgjigjia e SHBA-ve nëse Rusia do të përdorte armë kimike ose bërthamore në Ukrainë.

Ata do të shndërrohen edhe më shumë të padëshirueshëm nga sa kanë qenë ndonjëherë në mbarë botën”, shtoi ai. “Në varësi të asaj që ata bëjnë, do të përcaktojmë se çfarë reagimi do të ndërmarrim“.

Ky nuk ishte paralajmërimi i parë i presidentit Biden ndaj zotit Putin. Pas një takimi me partnerët e Bashkimit Evropian, G-7-ës dhe aleatët e NATO-s në muajin mars, zoti Biden tha se aleanca do t’i përgjigjet “në të njëjtën mënyrë” përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.

Ne do të përgjigjemi nëse ai i përdor ato”, tha zoti Biden, duke iu referuar zotit Putin. “Natyra e përgjigjes varet nga natyra e përdorimit“.

Një muaj më vonë, zoti Biden e quajti ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov si të papërgjegjshëm, duke iu referuar komenteve të këtij të fundit në televizionin shtetëror rus, se rreziqet e luftës bërthamore ishin të larta.

Askush nuk duhet të bëjë komente boshe mbi përdorimin e armëve bërthamore apo mbi nevojën e përdorimit të tyre“, tha presidenti Biden.

Ndërkaq zyrtarë britanike thanë të dielën se Rusia i ka zgjeruar sulmet ndaj infrastrukturën civile ukrainase gjatë javës së kaluar, pas vështirësive me të cilat është hasur në frontin e betejë. Sipas ministrisë britanike të Mbrotjes gjasat janë që Moska ta zgjerojë më tej gamën e objektivave të saj.

Ndërsa ukrainasit po kthehen në zonën verilindore të çliruar, pas një sulmi të rrufeshëm të Kievit në fillim të këtij muaji, ushtria ruse ka vazhduar sulmet nga ajri e toka në lindje të Ukrainës.

Të shtunën pesë civilë u vranë si pasojë e sulmeve ruse në rajonin lindor të Donetskut ndërsa në Nikopol, një qytet më në perëndim të vendit u goditën disa dhjetëra ndërtesa banimi, tubacione gazi e linja elektrike, njoftuan të dielën guvernatorët rajonalë.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile, janë intensifikuar gjatë shtatë ditëve të fundit.

Në një kohë kur Moska po përballet me probleme në vijën e frontit, ajo ka të ngjarë të zgjerojë zonat që është e gatshme të godasë, në një përpjekje për të minuar drejtpërdrejt moralin e popullit dhe qeverisë ukrainase”, thuhej në një raport të fundit të agjencive të zbulimit britanik.

Rusia thotë se trupat e saj kanë në shënjestër vetëm objektiva ushtarakë duke mohuar sulmet ndaj popullatës civile. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY