Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia publikon masat

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia publikon masat

516
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Urë Vajgurore kanë marrë masa të shumta për zhvillimin e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Poloicia shpjegon se do të bashkëpunohet edhe me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në përbërje të së cilës janë; Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Urë Vajgurore ofron një shërbim policor, në partneritet me komunitetin dhe në përputhje me të drejtat kushtetuese, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh.

Më i përqendruar ky shërbim do të jetë përgjatë akseve rrugore Berat -Poliçan- Pronovik- Novaj – Teqe, Poliçan -Çorovodë, Çorovodë- Gjerbës – Teqe e Kulmakut, e pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvullohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në Malin e Tomorrit.

Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë që transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, me qëllim lënien e lirë të rrugës për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit publik si (autobuza dhe mikrobuza) të ndalojnë qarkullimin nga aksi nacional për në Teqen e Kulmakut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY