LEDINA MANDIA/ VKM e Ramës për konfirskimet e ndëertimeve pa leje, PD...

LEDINA MANDIA/ VKM e Ramës për konfirskimet e ndëertimeve pa leje, PD nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani armiqësor ndaj Shtetit

59
0
Shares

VKM e Ramës për konfirskimet e ndëertimeve pa leje, PD nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani armiqësor ndaj Shtetit dhe shqiptarëve, deklaroi sot Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia. Kriminelët do të kthejnë çdo gjë dhe çdo pasuri e konfiskuar, sipas ligjeve në fuqi do i kalojë shqiptarëve, tha ajo.

Deklarata e Ledina Mandisë:

VKM e Edi Ramës, për gjasme konfiskimet e ndërtimeve të paligjshme, shkel çdo parim të kuadrit ligjor në fuqi.

Rama shkeli edhe zotimin e vet për të luftuar informalitetin, të cilin e ka lejuar me vullnet të lirë, me porosi të tij për klientët e tij, por ka dënuar qytetarët e thjeshtë.

Në 5 vitet e fundit janë 3 mijë e 304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtime pa leje.

Rama pretendon se këto rregulla të konfiskimit janë në përputhje me ligjin 107/2014, ndërkohë që në pikën 2 të VKM fton të gjithë Zhvilluesit/ Ndërtuesit t’i kalojnë ministrisë përgjegjëse, me akt noterial në favor të Shtetit, me kontratë premtim shitje me vlerë 1 Euro, të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose tejkalim të lejes ndërtimit, me qëllim interesi publik apo banesa sociale.

Dhe në këtë rast, referuar pikës 3 të VKM, ndërtuesi i paligjshëm po negocion me qeverinë të ndryshojë Lejen e Ndërtimit dhe të ligjërojë në vijim ndërtimin pa leje.
Pra, Shteti bëhet bashkëpronar me kriminelin, përmes një marrëveshje miqësore.

Por nuk mbaron këtu.

Ndërtimet e konfiskuara sipas këtij vendimi mund t’i transferohen, me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut.

Ndërkohë çmimi i tregut, për qeverinë, janë vlerat e referencës, të cilat janë minimaliste krahasuar me tregun imobiliar.

Qeveria sot shpronëson dhe shpërblen pronarët e ligjshëm me çmim reference, të cilat goditen në rrugë gjyqësore, dhe nuk e njeh çmimin e tregut.

Por në rastin e mafias së ndërtimit, të cilën tashmë e bën bashkëpronare, u jep të drejtë parablerje me çmim reference, duke shpronësuar shqiptarët e thjeshtë, dhe duke lejuar blerësit preferencial të RAMËS ta shesin këtë pronë me vlerën e tregut imobiliar.

RAMA nuk ka guxuar aq sa të heqë gjobat dhe dënimet penale me VKM, por në asnjë rast nuk është shprehur në formë deklarative për ndjekjen penale të shkelëseve të ligjit, shpërdoruesve të detyrës në IKMT që kanë lejuar ndërtime të tilla etj.

Meqë IKMT nuk vepronte me urdhër të Kryeministrit, tani e angazhon me detyra që klientët e qeverisë të marrin në kohë reale dokumentacionin ligjor dhe nëse nuk e bëjnë, kuptohet që RAMA do t’i kallëzojë penalisht për shpërdorim detyre. Nuk ka jurist me njohuri minimale të ligjit, dhe zyrtar në një kabinet qeveritar normal, që mund të pranojë lajthitje të tilla dhe për më tepër t’i proklamojë si sukses të radhës. Qeveria ndërkohë që duhet të bëjë kallëzime penale, konfiskime etj, pranon marrëveshjen me krimin.

Është përgjegjësi e SPAK dhe organeve të drejtësisë, të regjistrojnë menjëherë procedim penal dhe të procedojnë të gjithë shkelësit e ligjit, ka apo nuk ka kallëzime, si për ndërtuesit abuzues, si për armatën e inspektorëve, që hanë nga paratë e taksapaguesve të varfër dhe majmen nga xhepat e kriminelëve.

PD do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për zhbërë këtë masakër anti-ligjore të Edi Ramës me qëllim të ligjërimit të krimit dhe mbushjes së xhepave të tij.

PD nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani armiqësor ndaj Shtetit dhe shqiptarëve.

Kriminelët do të dënohen, dhe në asnjë rast nuk do të rehabilitohen dhe të bëhen palë me Shtetin. Ata do të kthejnë çdo gjë të marrë pa të drejtë, dhe çdo pasuri e konfiskuar sipas ligjeve në fuqi do i kalojë Shqiptarëve.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY