PD publikon propozimin e plotë për reformën territoriale, organizim i ri dhe...

PD publikon propozimin e plotë për reformën territoriale, organizim i ri dhe 34 bashki më shumë

53
0
Shares

Grupi parlamentar i PD ka paraqitur sot propozimin e saj për rishikimin e ndarjes territoriale dhe argumentat se pse propozohet kjo lloj ndarje.

Sipas PD vendi duhet të ndahet në 95 bashki.

”Sot nuk mund të pretendosh në 420 njësi, por reforma me 61 bashki, në të cilën Tirana me Durrësin me 1.2 milionë, kanë gjithsej katër njësi, kurse Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 njësi, kjo flet vetë. Ky është një parcelizim se si partia të sigurojë vota. Pra është një ndarje në funksion të interesave të PS-së”, deklaroi Berisha.

Projekti i plotë i PD përmban ndryshime thelbësore nëkonceptimin e Demokracisë vendore, Autonomisëfinanciare, Decentralizimit dhe Zhvillimit Rajonal.

Ai do të preki tre ligjet themelorë të organizimit tëqeverisjes vendore:

“Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, “Për financat e vetëqeverisjes vendore” dhe një sërë aktesh të tjera me karakter rregullues ligjore të bashkive.

Pas 8 vitesh zbatimit, Reforma Administrative e Territoriale dhe strukturat e dala prej saj kanë dështuar duke shkaktuar pasoja shumë të rënda për funksionimin dhe stabilitetin demokratik, ekonomik e shoqëror të njësive vendore.

Reforma e PS ka rënë pikërisht katër shtyllat kryesore mbi të cilat ajo u ngrit:

1. Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja.
2. Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeveduke shkatëruar  decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.
3. Goditi përfaqësimin e qytetarëve bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhellogaridhënien.
4. Dështoi në nxitjen e zhvillimit  ekonomiko– social dhe zbutjen e varfërisë.

Cila është Platforma e PD:

Përballë këtij realiteti të hidhur PD dhe DR. Berisha u angazhua seriozisht për të paraqitur përpara shqiptarëvealternativën e vet rreth Ndarjes Territorriale dhe njëprogram reformues të plotë për Qeverisjen vendore.

Ky program cdo të realizojë një kthesë pozitive strukturimin demokratik, vetqeverisjen, financimin, cilësinë e shërbimeve dhe vecanërisht   eficencën e menaxhimit njësive vendore.

Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:

1. Bashkia, niveli pare.
2. Rajoni (Qarku)
1. Bashkitë
95 Bashki asimetrike,
Janë 34 njësi vendore shumë se ndarja aktuale 61 Bashki
50% e bashkive qendrore do mbulojnë krahasfunksioneve shërbimeve publike e social kulturoreedhe  shërbimin transportit dhe zhvillimit territorit për bashkitë rurale.
50 % e bashkive tjera do kenë funksione kufizuara, kryesisht kryerjen e shqërbimevepublike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencësociale e nxitje punësimit. Ato do ti delegojnëfunksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrorembi një bazë kontratete bashkëpunimi.
2. Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptitevropian rajoneve.

Ajo është e pregatitur për ofruar dy opsionet e sajpër nivelin e dytë qeverisjes vendore

a. Fomimin e një ndarje re Rajonale me 5 Rajone
b. Tirana, kryeytet metropolitan me nje bashkiqendrore dhe14 bashki me Kopetenca te kufizuara

Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, iparaqitur për tu diskutuar e aprovuar prej jush tënderuar deputetë.

Konkluzionet e sipërpërmendura  u arritën pas dështimit të Reformës Administrative e Territoriale tëvitit 2014

– Bashki në kolaps të plotë, me borxhe të shumta dhe në prag tëfalimentimit.

– Shërbime publike të pambuluara financiarisht e larg kërkesave të komunitetit.

– Në krejt territorin e vendit demokracia vendore dhe vetëqeverisja ka bërë hapa pas duke shkelur nene Kushtetues të decentralizimit dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore.

– Subvencionet, punësimi dhe mbështetja vendore janë larguar nga fermerët e interesuar.

– Varfëria, papunësia dhe mungesa e përkrahjes i kanë zënë vendin zhvillimit rajonal dhe progresit.

– Shpopullimi i territorit të ish-komunave ka marrë përmasa alarmante. Qytetarë të dëshpëruar nga braktisja e mjerimi kanë marrë rrugët e botës.

– Zëvendësimi i të zgjedhurve vendorë në ish-komunat me administratorë të emëruar politikë është një goditje e madhe e interesit dhe përfaqësimit të qytetarëve në forumet drejtuese.

– Në zonat e thella dhe larg qendrës së bashkive shërbimet publike dhe investimet në infrastrukturë mungojnë totalisht.

– Normat e demokracisë lokale, bashkëqeverisja dhe rekomandimet e komunitetit janë tashmë terma të harruara me kohë.

– Pjesëmarrja e qytetarëve në drejtim të bashkive dhe angazhimi i tyre në përdorimin e fondeve vendore nuk ekzistojnë.

– Në të gjithë territorin po krijohen grupe shoqërore e të rinj pa perspektivë e të painteresuar për ecurinë e qyteteve rajoneve të tyre.

– Mungesa e llogaridhënies, debatit dhe transparencës në marrjen e vendimeve bashkiakë po shton keqpërdorimin e fondeve publikë dhe dëmton interesat e qytetarëve.

– Të ardhurat prej qytetarëve dhe biznesit po përdoren për tekat e një individi të vetëm në krye të qeverisë, duke përjashtuar prioritet rajonale, debatin dhe sugjerimet e këshillave bashkiakë.

– Në mjerimin e krijuar bashkitë kanë dyfishuar në mënyrë kriminale punësimin e militantëve në kurriz të qytetarëve dhe biznesit të ndershëm.

– Drejtimi i centralizuar partiak i bashkive sjell përjashtimin e shumë shtresave shoqërore, komuniteteve dhe krahinave të tëra nga mos marrja e shërbimeve.

– Mungesa e demokracisë lokale ka sjellë abuzime në pushtet, në përdorimin e fondeve dhe rritjen e shkallës së interesimit të qytetarëve për mbarëvajtjen e krahinës së tyre.

– Përfshirja në një status pa asnjë kriter logjik e njësive rurale me ato urbane krijoi njësi hibride që shkatërruan zhvillimin e qëndrueshëm në krejt zonat rurale.

– Politikat përjashtuese e arritën kulmin me zgjedhjet e fundit, ku i gjithë pushtetit nëpërmjet një skeme mashtrimi, manipulimi e abuzimi i kaloi një partie të vetme.

– Furia e pushtetit qendror në marrjen e kompetencave, zaptimin e territoreve dhe pasurive lokale është bërë problematike.

– Qytetarët ndodhen të ekspozuar para rreziqeve e fatkeqësive natyrore pa pasur mbrojtjen përkatëse civile vendore.

– E gjithë kjo klimë vrastare për kombin ka sjell shpopullimin dhe largimin e qytetarëve jashtë atdheut të tyre në drejtim të një jete me dinjitet. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY