Mitsotakis publikon marrëveshjen me Ramën, zgjerim i Greqisë me 12 milje dhe...

Mitsotakis publikon marrëveshjen me Ramën, zgjerim i Greqisë me 12 milje dhe më pas gjyq në Hagë

53
0
Shares

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se ka një marrëveshje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që për çështjen e detit të shkojnë në Hagë, por vetëm pasi kufiri të jetë zgjeruar me 12 milje.

Gjatë një konferencë me gazetarët në Selanik ai u shpreh se është i vetëdijshëm për kompleksitetin e kësaj marrëdhënieje, por tha se duhet të zgjidhen problemet që janë nga e kaluara.

“Dua të referohem konkretisht se edhe për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, ka një marrëveshje paraprake që të shkojmë në Hagë, por vetëm pasi ne të kemi zgjeruar kufirin tonë detar me 12 milje. Është diçka e mirë kjo sepse tregon që çështje të tilla, mund të zgjidhen nga një organ ndërkombëtar perëndimor i drejtësisë, një zhvillim i rëndësishëm, në se do të mund ta arrijmë”, tha Mitsotakis raportojnë mediat greke.

Ndërkohë i pyetur nëse do t’i japë dritën jeshilë Shqipërisë për në BE, pavarësisht raportit të mirë që Edi Rama ka me presidentin e Turqisë, Mitsotakis tha:

“Personalisht kam një lidhje shumë të mirë me kryeministrin shqiptar, dua të jem i sinqertë, dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek, i cili duhet të mbrohet. Dhe kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese”, raportoi gazetari i top channel në Selanik.r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY