Promovohet versioni më i ri i Abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë

Promovohet versioni më i ri i Abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë

71
0
Shares

Një version i ri i abetares së përbashkët, Abetarja e Përbashkët Unike, zotim i përbashkët i dy qeverive tëShqipërisë dhe Kosovës, është jetësuar tashmë në një tekst për nxënësit shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës e kudo ata ndodhen. 

Abetarja u përurua sot në një event të posaçëm në kryeqytet, në vigjilje të vitit të ri shkollor.

Abetarja e re, e cila ndryshon nga tekstet e mëparshme, në planin e metodave të integrimit, të leximit dhe të shkrimit, vjen për herë të parë edhe në versionin dixhital, që lehtëson ndjeshëm punën e mësuesve e të prindërve dhe ndihmon në mënyrëcilësore nxënësit. 

Kryeministri Rama vlerësoi punën e përbashkët të bërë nëdrejtim të hartimit professional të Abetares së unifikuar, e cila vijon traditën e mësimit të gjuhës shqipe, ndër breza, më dinjitoze se çdo herë tjetër.

Abetarja e parë e përbashkët u promovua në Prizren në 100 vjetorin e shtetit shqiptar më 2012.

”Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Prizrenit, Shqipëria dhe Kosova prezantuan “Abetaren e Përbashkët”! Kryeministri Berisha e cilësoi librin e përbashkët gjatë prezantimit si kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë”, thuhej në kronikat e asaj dite,  a.b

https://fb.watch/ftVLs3gnlG/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY