Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ledina Mandia: Qeveria u shet me çmim 1 euro tokën publike “investitorëve strategjikë”, biznesmenëve të afërt me Ramën

10/09/2022
Ledina Mandia: Qeveria u shet me çmim 1 euro tokën publike “investitorëve strategjikë”, biznesmenëve të afërt me Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria u shet me çmim 1 euro tokën publike “investitorëve strategjikë”, biznesmenëve të afërt me Ramën, pa dëgjesa, pa transparencë, pa kompensim për pronarët e ligjshëm, pa një plan të qartë, deklaroi sot nga selia e PD, Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia.

Rastet:

Biznesmeni Lorenc Gjikuria, një klient i preferuar i qeverisë, ka përfituar përmes statusit ‘investitor strategjik” 9 mijë m2 për vetëm 1 euro për m2.

Nuk është hera e parë që Edi Rama jep me 1 euro, apo shet me çmim shumëfish më të ulët se tregu, tokën publike.

Pa dëgjesa, pa transparencë, pa kompensim për pronarët e ligjshëm, pa një plan të qartë, vetëm sipas tekave dhe përfitimeve personale.

Në korrik të po këtij viti, qeveria i shiti një sipërfaqje toke-truall, prej gati 9 mijë metrash katrorë, kompanisë ‘Green Coast’, me një çmim shitjeje disa herë më të ulët se tregu, me 18.2 euro për metër katror.

Në nëntor të 2021, Edi Rama i shiti shoqërisë “Building Construction” 2137 metra katrorë tokë pranë ish-Gardës së Republikës në Tiranë, me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat.

Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST”.

Partia Demokratike dënon në vijimësi dhe me forcë trajtimin e pronës publike si çiflig personal të Edi Ramës dhe shpurës së tij.

Të ashtuquajturit investitorë strategjikë, siç e kemi dësmuar me fakte në këtë foltore, nuk janë gjë tjetër veçse ‘shokë të partisë dhe familjes’, grabitës të tokave publike, gaztorë të oborrit, apo oligarkë të Rama-Veliajt.

Rama iu ka shitur, me çmime të ulta pronë publike, apo dhënë me qira 1 Euro tokë -truall shtetërore, apo edhe privatizuar me çmime qesharake për ndërtimin e rezorteve turistikë, klientelës së tij.

Në anën tjetër ka ndjekur politikën e refuzimit të kthimit të tokës te pronarët e ligjshëm në këto zona.

Kur pronarët e ligjshëm kanë refuzuar t’u shesin tokën këtyre me demek investitorëve strategjikë, në fakt klientë të qeverisë, ai i ka shpronësuar me çmime qesharake.

Partia Demokratike, me të ardhur në pushtet, do t’i rishikojë këto kontrata abuzive dhe do të çojë për ndjekje penale të gjithë ata që pronën publike e trajtojnë si ‘tokë të babës’. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.