“Eksportet tona në Serbi janë plehrat kimike, jo produkte bujqësore”

“Eksportet tona në Serbi janë plehrat kimike, jo produkte bujqësore”

69
0
Shares

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të Ersekës.

“E dini ju ç’po eksportohet në Beograd?! Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës!”, tha Berisha gjatë takimit.

Detaje nga biseda e Berishës:

Ndodhemi në një moment kritik. Unë e di se jo të paktë janë ata që thonë; po ne kemi halle të tjera shumë më të mëdha se kjo. Kjo nuk është e drejtë. Sepse për çdo njeri të qytetëruar, nuk ka interes më jetik mbi të gjitha interesat e tjera sesa interesi kombëtar.
Ata që e shkëputën Shqipërinë dhe ë bënë të pavarur, e bën nga dashuria që kishin për Shqipërinë. Dhe Shqipëria do të ecë vetëm nëse e duam. Dhe fëmijët tanë do të jenë zotër të këtij vendi nëse ne i mëkojmë ata me dashurinë për këtë vend. Vetëm nëse i qëndrojmë traditës më të mirë.
Vetëm kombet e qytetëruara i zhvillojnë vendet e tyre.
Nuk mund të zhvillojë vendin dhe nuk e do kombin, ai që do ta kthejë vasal të një shteti tjetër.
Shikoni çfarë ndodh sot: prodhimi bujqësor në Shqipëri dhe e kam denoncuar me qindra herë po shkatërrohet me shpejtësi të madhe. Isha mbrëmë në Prrenjas. Dhe më tha një qytetar. “Kishim në fshat 400 lopë, kemi disa dhjetëra” tjetri mbushte arkat me kumbulla dhe i hidhte në kanal me radhë sepse atë që s’e bën askush në botë e bën ky me dogmën “Kampioni po pret 1110 vite në dogana!!!”
Po çdo vend në botë në kulmin e prodhimeve të veta vë kufi, prit të shesësh të miat! Nëse ne nuk mbrojmë tregun….Prodhimet tuaja kalben, bien, po si e zgjidh Edi Rama këtë?! E zgjidh: “Bujqit po eksportojnë në Beograd!!!’
E dini ju çfarë po eksportohet?! Jua them unë! Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës, se është lista! Është e vërtetë. Janë rritur eksportet me Serbinë 30% nga të cilat 20% janë eksporte të plehrave kimike të depozituara në Shqipëri me çmime të larta.
Fermerët nuk i kanë blerë dot dhe këta i rieskportojnë. Ky është “eksporti shqiptar”. Ne nuk prodhojmë asnjë kilogram ure, as nitrat më kurse importet serbe janë rritur me 250%! Janë rritur me 2.5 herë në një hark kohor dyvjeçar!”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY