Një tjetër sasi e madhe marijuane u kap këtë të mërkurë në brigjet e Brindisit. Të paktën 4 kuintalë kanabis të paketuar nisur nga Shqipëria u gjetën në një gomone që u kap nga policia italiane.
Gomonia shqiptare lundronte me drita të fikura dhe me shpejtësi konstante drejt brigjeve puljeze. Sapo motovedetat e Guardia di Finanza u vunë në ndjekje dy skafistët nisën të hedhin drogën në det.
Sipas mediave italiane ndjekja ka qenë e vështirë, megjithatë u bë i mundur ndalimi i dy skafistëve. Në bord u gjet 4 kuintalë marijuanë me vlerë 4 milion euro e ndarë në 23 pako.
Janë arrestuar edhe dy skafistët italianë Z.A. 51 vjeç dhe L.A. 66-vjeç të dy nga Brindisi me precentë të mëparshëm penalë.
Kjo është hera e tretë që në pak ditë kapet një sasi e madhe droge që po dërgohet në Itali me gomone.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/