SKANDALI/Kompanitë “të arrestuara” por fitojnë tendera

SKANDALI/Kompanitë “të arrestuara” por fitojnë tendera

75
0
Shares

Katër kompanitë, administratorët e të cilëve janë arrestuar dhe po akuzohen për abuzime me tenderat e ushqimit në burgje, vazhdojnë të fitojnë tendera public.

ABC News ka kryer një vëzhgim në faqen zyrtare të Agjensisë së Prokurimeve Publike, ku ka konstatuar se 4 kompanitë, “Vllaznia”, Mb.Kurti, Dogel dhe Nelsa, administratorët e të cilëve janë arrestuar dhe proceduar për abuzime me tenderat e burgjeve, vazhdojnë të përfitojnë tendera publike.

Sipas kësaj faqe, rezulton se kompania Vllaznia me administratorin Ylber Kalaja që ndodhet arrest shtëpie për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, ka përfituar tender nga Bashki të ndryshme në vend, që nga rregullimi I rrugëve e furnizimi me pajisje të tjera. E fundit, ku kompania Vllaznia është shpall fiues është nga Bashkia e Patosit për rikontruktimin e një rruge ndër urbane me vlerë mbi 33 mln lekë të reja. Por nuk është vetëm kjo kompania që vazhdon të fitoi tendera publike. Edhe kompania M.B.KurtI me administrator të arrestuarin Shemsi Sinani vazhdon të konkuroj për të fituar tendera public. SIç është edhe kompania DOGEL me të dyshuarin Elidjan Laskaj. Këto kompani, pas arrestimit të administratorëve për abuzime me tendera kanë ndryshuar administratorët dhe kompania vazhdon përfiton tendera publike. Ata edhe pse akuzohen për tendera fictive me burgjet, ku u arrestuar zv.drejtori Iliaz Labi vazhdojnë të pashqetësuar nga Agjensia e Prokurorimeve Publike të konkurojnë dhe fitojnë fonde publike. Këto fakte konfirmohen edhe nga projekti për prokurime transparente, projkt I antikorrupsionit nga shoqëria civile e njohur si Open data Albania.

Ky skandal vazhdon të ndodh, pa u shqëtesuar nga Agjencia e Prokurorimeve Publike të cilat kanë të drejtën në mënyrë administrative ti përjashtojnë nga e drejta e konkurimit këto kompani. Në kohën kur kjo agjenci, merr vendime çdo ditë për dhjetra e qindra kompani për shkelje të ndryshme proceduriale, shumë më të thjeshta se këto 4 kompani, që janë proceduar penalisht për tendera fictive. Edhe gjatë muajt gusht, këto kompani kanë konukuruar thujase në të gjitha tenderat e hapur nga bashkit të ndryshme në vend, ku pritet në ditëtë në vazghdim shpallja e fituesve.

Gjithashtu edhe prokuroria nuk ka marr një iniciativë për të kërkuar nga gjykata pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive, pasi po hetohen për disa akuza penale për skandalin e tenderave në burgje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY