EDI PALOKA/ Rama, me skenarin e Ted Kenedit pasi mbyti një vajzë

EDI PALOKA/ Rama, me skenarin e Ted Kenedit pasi mbyti një vajzë

77
0
Shares

Nga Edi Paloka ( Marrë nga faqja në Facebook)

Po ndiqja historine e nje prej skandaleve te bujshme te ish -senatorit demokrat Ted Kennedy ( tani eshte realizuar dhe nje film artistik per te , se “behen edhe filma” per keto histori)

Ted Kennedy ( Edward Moore Kennedy) u perfshi ne nje skandal me nje nga vajzat e stafit te tij elektoral , Mary Jo Kopechne. Ne ate qe njihet si incidenti i Chappaquiddick ne 1969. Nje nate, duke e cuar me makinen e tij ne shtepi, i dehur , ai ra ne nje perrua . Vete Tedi doli nga uji , ndersa vajzen e la te mbytej dhe u largua me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.
Arsyet pse po e sjell kete histori jane veprimet qe ndermori Ted Kennedy pas kesaj ngjarjeje dhe keshillat qe i dhane avokatet e partise !

-Fillimish moho gjithshka, fito kohe ;nuk ke asnje lidhje dhe asnje dijeni per ngjarjen.
Nderkohe perdor pushtetin per te korruptuar policine dhe drejtesine.
Kur ngjarja te zbulohet , deklaro qe ishe i tronditur dhe kerko falje me nje fjalim shume te ndjere qe te prekesh zemrat e njerezve .
Perpiqu te korruptosh dhe familjen e viktimes dhe pak nga pak , nga fajtor kthehu ne viktime qe po vuan presionin dhe pasojat e tmerrshme te nje gabimi per te cilin ti nuk ke pergjegjesi. Permend familjen dhe femijet e tu qe po vuajne bashke me ty sulmet dhe akuzat e kundershtareve .
Me pas kthehu nga i akuzuar ne akuzues ;akuzo kedo tjeter, pervec vetes po sidomos mediat e madje dhe vete vajzen qe ishte viktima .
Largohu per pak kohe nga vemendja e publikut, per tu rikthyer me pas…
E keshtu vazhdon “nje film” qe ne ne fakt e kemi pare ne forme me vulgare, me qindra here ne keto vitet e fundit me protagonist kryesor Ramen dhe here pas here dhe veglat e tij.
Kujtoni gjithe skandalet ku Rama dhe ministrat e tij jane kapur me presh ne duar , perfshi dhe pergjime. Gjithnje skema qe kane ndjekur , ka qene ajo e Tedit . Sic duket vazhdojne te njejtet keshilltare dhe Rama qe mbetet nje kopjues i keq i te keqes!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY