Një banor i Tiranës u arrestua dje nga policia pasi vodhi në shtëpinë e vëllait një shumë prej 12 milionë lekësh. B.S. 40 vjeç, akuzohet se ka hyrë në shtëpinë e vëllait të tij A.S. 43 vjeç dhe i ka vjedhur një shumë të madhe parash.
Por pas arrestimit B.S i ka kthyer paratë vëllait dhe policia vendosi ta ndiqte atë në gjendje të lirë.
“Më datë 16.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Siri Kodra“, ka vjedhur banesën e vëllait B.S, vjeç 40, banues në Tiranë, ku ka marrë 1200.000 lekë”, shkruan njoftimi i Policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/