“Afera e Portit të Durrësit, të përfshirë grupe të rrezikshme antishqiptare dhe...

“Afera e Portit të Durrësit, të përfshirë grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane”

35
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka theksuar sot lidhjen e investitorëve të deklaruar për Portin e Durrësit me biznesmenë serbë që ndërkohë janë edhe miq të presidentti bjellorus, Lukashenko.

“Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafias Rama-Alabar, përfshi vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos.

Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç dhe Vuçiçit pas tyre.

Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd.

Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos.

Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit”, tha Berisha.

Në vijim ai tha se qeevria e tij nuk do të njohë asnjë vendim për Portin e Durrësit, Rama do mbajë përgjegjësi penale.

“E vërteta është se në këtë aferë multimiliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit, me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi.

PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabar. U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen de facto të portit kryesor”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY