Projekti i Portit të Durrësit, lidhje mes kompanisë arabe dhe asaj të...

Projekti i Portit të Durrësit, lidhje mes kompanisë arabe dhe asaj të serbe të vëllezërve Kariq

80
0
Shares

Kompania që pritet të ndërtojë portin turistik në Durrës përmes një projekti 2 miliardë dollarë është me lidhje të forta serbe dhe pikërisht më kompaninë e vëllezërve Kariq, to cilët inkurajojnë he artikulojnë kundër shqiptarëve sa herë që kanë mundësi.

Më poshtë është një shkrim i marrë nga Europa Radio i cili e shpkjegon lidhjen mes Emaar dhe Zomex Investment.

Emirates Blue Sky dhe Dubai Water Front janë dy kompani që iu përkasin vëllezërve Kariç, biznesmenë serbë. Jo shumë kohë më parë ata njoftuan tërheqjen nga tregu bjellorus në fund të 2020. Kjo ndodhi pak pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione mbi kompaninë (bjelloruse) Dana. Megjithatë, për momentin nuk janë në procesin e likuidimit dhe de jure janë duke operuar si më parë.

Megjithatë, më 25 nëntor 2020, një kompani e re e quajtur Lakeside Development u shfaq në Bjellorusi. Kanali i Telegramit ‘Nick and Mike’ e lidhte me Dana. Ne kemi bërë kërkime për këto lidhje.

Ndërtesat dhe objektet më të bukura

Lakeside Development u themelua nga Blue Sky Holdings Limited me bazë në Emiratet e Bashkuara Arane. Një kompani me të njëjtin emër u shfaq në Panama Papers: ajo lidhet me disa kompani offshore në Ishujt Cayman Islands, British Virgin Islands, dhe, interesante, në Kinë.

Teksa themeluesi nuk është ndonjë person shumë publik (të paktën në Bjellorusi), kjo nuk mund të thuhet për kreun e kompanisë. Zyrtarisht, Lakeside Development drejtohet nga Alabbar Rashid Mohamed Ali Rashid. Presidenti 64-vjeçar i i grupit të investimeve Emaar Properties ka një emër interesant: shtypi e quan Mohamed Ali Rashed Al-Abbar, Mohamed Ali Rashed Alabbar, Mohamed Al-Abbar, ose thjesht Mohamed Alabbar.

Ai ka qenë disa herë në Minsk e madje është takuar edhe me Lukashenkon. Gjatë takimit kanë diskutuar për investime në ndërtime, ose, për të qenë më të saktë, ‘për ndërtesat dhe objektet më të bukura, që do të jenë një shenjë dalluese e EBA në mes të Evropës’.

Investuesi arab ka një adash-biznesmenin 33-vjeçar Rashid Mohamed Ali Rashed Alabbar. Ai mund të ketë lidhje me investuesin e madh. Edhe Alabbari ‘i dytë’ është milioner. Ai drejton Ynap Middle East Holding Limited, një kompani e madhe aksionere e regjistruar në Britaninë e Madhe.

Por le të kthehemi te Lakeside Development. Në muajt e parë, që nga krijimi deri në fund të janarit 2021, kompania drejtohej nga Oleg Mikalajeviç Kandratsjuk, me të njëjtin emër si drejtori ekzekutiv i federatës bjelloruse të basketbollit. Federata drejtohet nga zëvendësdrejtori i administratës presidenciale, Maksim Ryzhankou.

Qielli është shumë blu

Emaar Properties planifikon realizimin e projektit ‘Smart City’ në veri të Minskut, me vlerë 4 miliard euro. Guri i themelit në kantierin e ndërtimit u vu në mënyrë simbolike nga kryeministri Raman Halouçanka, më 2 tetor 2020.

Më pas, në tetor 2020, klienti i ndërtimit të ‘Smart City’ ishte Emirates Blue Sky, kompania a lartpërmendur e vëllezërve Kariç. Për më tepër, e mori këtë emër të lidhur me botën arabe pak para se të përfshihej në projekt. Por para kësaj quhej Zomex Investment. Pas vendosjes së sanksioneve perëndimore, riemërimi i kompanive hyri në modë për shmangien e tyre.

Qeveria bjelloruse i referohej investuesit arab në raportet e saj si ‘Mohamed Al Abbar, Kryetari i Bordit të Emirates Blue Sky LLC’.

Emrat Blue Sky Holdings Limited (themeluar nga Lakeside Development) dhe Emirates Blue Sky (ent ligjor i lidhur me vëllezërit Kariç) kanë të përbashkëta dy fjalë, ‘blue sky’. Sigurisht, kjo mund të jetë edhe thjesht rastësi.

Emaar Properties ka lidhje të tjera me biznesmenët serbë: kompania ka promovuar projekte të mëdha ndërtimi në Beograd dhe Moskë. Megjithatë, në një takim me Halouçanka në shkurt, kreu i Emaar Properties e mohoi pjesëmarrjen e Danas në projektin bjellorus. Ndoshta arsyeja ishte se kompania me rrënjë serbe ishte nën sanksione. Projektet janë distancuar sa më tepër të jetë e mundur me qëllim shmangien e toksicitetit që investuesit e ‘Smart City’ mund ta ndiejnë tashmë që në fillim. /Marrë nga Euroradio.fm

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY