Sërish një parajamërim sot i qeverisë Rama nga Delegacioni i Bashkimit Europian për aferën e Portit Durrës/Nusreti/AlAbaar, shkruan në rrjete sociale ish ministri Genc Pollo.
Bëhet fjalë për reagimin e zyrës së BE në Tiranë në lidhje me detyrimet e Shqipërisë për të respektuar marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, për të bërë gara të hapura për projekte të mëdha të qeverisë.
“Kjo aferë nuk është vetëm një çështje korrupsioni madhor e përvetsimi të pronës publike!
Është edhe një shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Kjo e fundit dikton garë të hapur mes investitorëve të interesuar. Rama ka preferuar që portin e truallin rreth tij me vlerë 1,9 miliardë € t’ja falë direkt AlAbaarëve afër tij.
Ky qendrim i Brukselit shpjegon pse Rama kritikon Bashkimit Europian. Nuk është se e vret mendjen për vaksinat e popullit”, komenton Pollo në rrjete sociale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/