Udhëzimi i ministrisë së Arsimit, edhe një raund të katërt për regjistrimin...

Udhëzimi i ministrisë së Arsimit, edhe një raund të katërt për regjistrimin në Universitet, si veprohet për programet që nuk plotësojnë kuotat për tu hapur

109
0
Shares

Ministria e Arsimit u ka dhënë të drejtën IAL-ve, qoftë publike apo private, të vijojnë regjistrimet edhe përtej raundit të tretë. Pra, do të ketë një të katërt, ose derivat i raundit të fundit, në të cilin do të kenë mundësi të rinjtë të aplikojnë e regjistrohen menjëherë aty ku konstatohet se ka vende të lira.

“Pas përfundimit të raundit të tretë, kandidatët që janë pjesë e portalit U-albania dhe rezultojnë të paregjistruar në asnjë program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në programe studimi ku ka kuota të paplotësuara në të gjitha IALtë, pavarësisht aplikimeve në raundet e mëparshme, brenda dy ditëve pune nga data e përfundimit të raundit të tretë”, citohet në udhëzimin nr.16, datë 29.06.2022 “Për disa ndryshime de shtesa në udhëzimin nr.10, datë 15.05.2019, ‘Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë’, i ndryshuar.

Studentët, të cilët pas përfundimit të raundit të tretë rezultojnë të regjistruar në një program studimi ku nuk plotësohet numri minimal i parashikuar në aktet e brendshme të IAL-ve për aktivizimin e programit, brenda 30 ditëve, me vendim senati akademik, bëhet kalimi në program studimi të përzgjedhur prej studentit, ku ka kuota të paplotësuara. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY