Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për Euronews Albania tha se bashkia Tiranë ka përjetuar një degradim fatal në vitet e qeverisjes nga Partia Socialiste.
I pyetur lidhur me mundësinë e kandidimin për bashkinë Tiranë, siç është përfolur kohët e fundit në media, Meta nuk e mohoi, ndërsa tha se çdo kandidat i opozitës do të jetë triumfues.
Ai tha se lidhjen me Tiranën e ka të fortë që kur ishte kryeministër, kur siç tha ka marrë vendime të rëndësishme në të mirë të kryeqytetit.
“Secili kandidat i opozitës ka mbështetjen time. Kam një lidhje të fortë me Tiranën ku kam qenë kryeministër. Vendimi për t’ia kthyer parkun Rinia kryeqytetit, Lanën dhe e patë çfarë ndodhi kur ky njëri i pati të gjitha në dorë, që shkatërroi gjithçka që ka lidhje me identitetit tonë”, tha Meta. euronews.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/