Një 16 vjeçare në Tiranë mezi i shpëtoi ndëshkimit të miqve të të dashurit të saj që e sulmuan me benzinë për ta shfytyruar.
Sulmi vinte për shkak se 16 vjeçarja kishte braktisur mikun e saj 25 vjeç.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit Enea Hoxha, dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin Ardit Çela, 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit Ardit Çela) si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/