Policë shqiptarë në Britani! Po këta kush do t’i ruajë. Mund të...

Policë shqiptarë në Britani! Po këta kush do t’i ruajë. Mund të emigrojnë edhe vetë. Qeveria e Tiranës inkurajon emigrimin në vitet elektoralë

65
0
Shares

Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë nisur hartimin e një plani për të frenuar fluksin e shtuar të emigrantëve shqiptarë drejt këtij vendi.

Ministrja për Sigurinë në Britani, Priti Patel ka zbuluar detaje nga ky plan mes të cilave është edhe dërgimi i polivëve shqiptarë në Britani.

Ata do të vëzhgojnë rrugën e emigrantëve dhe do të përcjellin informacione tek inteligjenca britanike. Por britanikët nuk e kanë llogaritur se mund të emigrojnë edhe vetë policët.

Plani, pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis Sekretares së Brendshme Priti Patel dhe qeverisë shqiptare, mund të shohë oficerët të çohen në bregun e Kentit për të qenë të pranishëm ndërsa emigrantët ndalohen dhe të ndihmojnë autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar me marrjen e informacioneve për rrugët e paligjshme që ata ndjekin, tha Home Office. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar se kur kjo mund të hyjë në fuqi kjo marrëveshje.

Nuk dihet sa efektivitet mund të ketë një marrëveshje e tillë, pasi flukset e emigrantëve që nisen nga Shqipëria dihen nga policia dhe nuk pengohen per dy arsye: së pari vetë qeveria inkurajon rritjen e flukseve të emigrimit përpara viteve zgjedhore duke kalkuluar se largohen të pakënaqurit dhe votuesit kundër, së dyti, një pjesë e policisë është e korruptuar dhe i lejon apo edhe i ndihmon këto flukse. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY