Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministria e Jashtme ishte korrekte me ambasadën ruse, Turdiu shpjegon komunikimim

25/08/2022
JA PAGAT/ Punë ka po duhen profesionistë, Qeveria hap vende të reja pune, “fëmijë e bashkëshorte diplomati”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Jashtme ka reaguar sot në lidhje me pretendimin e ambasadës rise se nuk është informuar nga pala shqiptare lidhir me ngjarjen ne Gramsh ku u përfshinë dy qytetarë rusë tashmë nën hetim për akuzën e spiunazhit.

Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, Gazmend Turdiu thotë se të gjitha veprimet e MEPJ lidhur me këtë çështje janë në pajtim të plotë me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963, si dhe me konventat për mbrojtjen e të dhënave personale, ku Shqipëria është palë.

Shpjegimet e ministrisë së Jashtme:

MEPJ ka marrë notë verbale nga ambasada e Rusisë, në përpjekje për të marrë informacion mbi dy shtetasit rusë të ndaluar në hyrjen e një objekti ushtarak. Por është absolutisht e pavërtetë që kjo notë ka katër ditë që është dërguar. Nota është hartuar në datën 22 gusht dhe ka hyrë në MEPJ në datën 23 gusht pasdite. Në mënyrë të menjëhershme MEPJ i është drejtuar me kërkesë për informacion autoriteteve kompetente. Theksojmë se në këtë pikë MEPJ është pikë ndërlidhëse mes kërkuesit dhe strukturave të tjera dhe nuk ka asnjë kopetencë tjetër për çështjen në fjalë.

Në kuadër të transparencës dhe të refuzimit të dezinformimit, MEPJ, është e gatshme të verë në dispozicion të mediave dhe të opinionit publik kopjen e notës, ku duket qartë numri dhe data e dërgimit, 22 gusht 2022.
Autoritetet shqiptare e kishin të pamundur të njoftonin ambasadën e Rusisë për ndalimin e këtyre dy shtetasve, sepse Konventa e Vjenës referuar më sipër, neni 36, pika 1.b e saj, përcakton se shteti pritës, në këtë rast Shqipëria, duhet të njoftojë për ndalimin e tyre përfaqësinë diplomatike të shtetit dërgues, në këtë rast Rusia, vetëm nëse të ndaluarit kërkojnë vetë të kontaktojnë ambasadën e tyre.

Dëshirojmë gjithashtu të theksojmë se ndalimi apo fillimi i një procesi penal ndaj një personi është e dhënë personale e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare ku Shqipëria është palë. Edhe në këtë kuptim, dhënia ambasadës së Rusisë e informacionit të ndalimit të këtyre shtetasve, do të ishte shkelje e angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.