Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Milionat për inceneratorët në arrati. Kush i mbështet”

22/08/2022
“Milionat për inceneratorët në arrati. Kush i mbështet”
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka vijuar me pyetje të përditshme për Inceneratorët. Rama, SPAK dhe policia ndëshkojnë të mjerët e Shqipërisë. Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen me 80 mijë euro në ditë, thotë deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Deklatata e Këlliçit:

E. Ç. një 42 vjeçar nga Kukësi, u arrestua në shtator 2015 pasi transportonte disa viça për të cilët nuk kishte faturë tatimore.

Berberi T. H., nga Tirana, po në shtator 2015, u arrestua se nuk lëshonte kupon tatimor pasi qethte apo rruante klientët.

Në disa qindra raste qytetarët shqiptarë janë arrestuar apo ndëshkuar për ‘mustaqet e Çelos’, pra për shkelje minimale.

Po i vodhe shtetit të Rilindjes 10 lekë për një qethje, të hedhin prangat, po përfitove qindra miliona euro nuk të gjen gjë, dhe drejtësia vepron ‘kur të qethen viçat’.

Ky është standardi i Edi Ramës së inceneratorëve dhe drejtësisë së reformuar, e cila me polici kap gjithë të mjerët e Shqipërisë, kurse me SPAK nuk kap asgjë.

Nëse doni një shembull, arrogant e flagrant bashkë, keni inceneratorin e Tiranës.

Edhe pse kompania Integrated “Technology Services” ka ‘qethur e rruar’ qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Madje Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen për këtë vjedhje me 80 mijë euro në ditë.

Ne jemi të habitur me këtë standard dhe duam të bëjmë 5 pyetje të thjeshta dhe sqaruese:

1.     Kur burgoset berberi se qethi pa TVSh, po ‘berberët’ që rruajnë miliona dhe sekserët që lëvizin paratë e Edi Ramës, pse nuk preken?

2.     Kush po i mbron dhe kush i jep garanci Zotos – Gugalles – Mërtirit?

3.     Kush vijon t’u çojë milionat në arrati?

4.     Pse kështu, kur dihet që inceneratori, për të cilën janë dhënë paratë, nuk ekziston?

5.     A mund të ketë arsye tjetër përveç faktit se ndajnë paratë bashkë?

Ky është standardi dhe rekordi në padrejtësi i qeverisë Rama.

Drejtësia duhet të bënte detyrën, duke u dëshmuar shqiptarëve se korrupsioni ndëshkohet, si kur e bën berberi i lagjes, ashtu edhe shpura e kryeministrit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.