Puthja fatale e Serbisë, opozita në Tiranë komenton rënien e Abazoviç, Tirana...

Puthja fatale e Serbisë, opozita në Tiranë komenton rënien e Abazoviç, Tirana zyrtare hesht

87
0
Shares

Rrëzimi i Dritan Abazoviç në Mal të Zi nuk është komentuar nga qeveria e Tiranës por opozita ka bërë vlerësimin e saj.

Ish ministri i Jashtëm Tritan Shehu ndërkohë edhe deputet i PD, thotë se Abazoviç u rrëzua nga Serbia për shkak se bëri për ta shumë më tepër se sa pritej.

Ai nuk thotë nëse u rrëtua edhe nga Tirana zyrtare pasi i kërkoi atij të përfshihej në Ballkanin e Hapur përmes disa takimeve Rama-Abazoviç.

“Puthja” fatale e Serbise per Abazovic!
Ne fakt mbreme Abazoviqin e rezoi Serbia.
E rrezoi se e shtyu shume larg me kerkesat e saj, me ate cfare i kerkoi e i kerkonte te permbushte ai.
Me ato cfare ai realizoi e po realizonte te perputheshme me aspiratat e Serbise, duke i “sheqerosur” me etiketen:
—Ne emer te “bashkejeteses” ne vete Malin e Zi!
—Ne emer te “stabilitetit” te Rajonit!
Dhe te gjitha keto, duke filluar nga qendrimi i tij ndaj “Ballkanit te hapur” alias “Jugosllavia e re”…
Dhe deri tek mareveshja me Kishen Ortodokse Serbe, aq shume e kontestuar ne Mal te Zi.
Abazoviqi u rrezua se kaloi “vijen e kuqe”, qe votuesit e tij, ai Parlament, qe e votoi i kishin vene, ne mbrojtje te atyre principeve, qe ata i konsiderojne te pa shkeleshme.
Sepse ai keshtu doli nga mandati i tij per hir te maredhenieve me Serbine.
Maredhenie keto te kerkuara nga Beogradi, por qe bijen ndesh me interesat jo vetem te atij vendi.
Nje precedent me domethenie te qarte ky nga opinioni e Parlamenti i atij vendi te vogel, fqinje me ne.
Por qe duhet te vleje si nje shembull e mesim shume me i gjere”, shkruan Tritan Shehu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY