Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy të rinjtë Mariglen Vata dhe David Shehu, të cilët merrnin kanabis me postë nga Mbretëria Bashkuar.
Në dosjen e Prokurorisë ka dhe detaje që implikojnë dy shtetasit e mësiperm në këtë skeme trafikimi lëndësh narkotike. Teksa forcat operacionale po e shoqeronin David Shehun, shoku i tij e ka telefonuar disa herë për ta pyetur ku është, dhe kur nuk i është përgjigjjr, atëherë ai i ka shkruar një mesazh: Ku je mor daj mor burr.
Policia kapi në flagrancë në Durrës në një taksi David Shehun, të cilin e kishte dërguar Vata të merrte porosinë. Droga vinte me postë nga Anglia, ndërkohë ky është operacioni i dytë brenda pak kohësh kundër trafikut të drogës nëpërmjet postës nga Mbretëria Bashkuar.
Detajet:
U be e mundur, sekuestrimi i nje saise lende narkotike te derguar nga Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe me destinacion tregun shqiptar dhe ne vijim arrestimi ne flagrance per vepren penale “Trafikim i narkotikeve” kryer ne bashkpunim, parashikuar nga aneni 283/a/2, i Kodit Penal,i shtetasve:
- David Shehu, lindur dhe banues në Tiranë.
- Mariglen Vata, lindur dhe banues Tirane.
Arrestimi i ketyre shtetasve u be sot me 17 dhe 18 gusht ne vendin e quajtur “Rreth Rrotullimi ” në Plepa Durrës, pasi pas veprimeve hetimore duke perfshire metodat speciale te hetimit ne drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, ne drejtimin e levizjes drejt Tiranës shtetasit David Shehu, iu sekuestruan ne cilesine e proves material 2 pako me mbishkrimin “Ardit Brahaj”dhe “Armir Cena”, me peshe 336 grame lende narkotike dyshuar Cannabis Sativa, i cili udhetonte me mjetin tip taksi, lende narkotike e derguar nga Britania e Madhe
Nga hetimet ka rezultuar se keto dy pako me lenden narkotike kane ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, te cilat me poste (koli post) kane ardhur ne Shqiperi dhe me pas nga Tirana kane shkuar ne Durres, ne filjalin e e postes ne lagjen nr. 13, per tu terhequr nga peronat e interesuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/