Ka ndodhur në Elbasan. Policia e qytetit arrestoi dje një cift pasi u denoncuan nga një person tjetër se ata të dy kanë kryer marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës së mitur.
Burrë e grua, Besnik dhe Ornela Stavri u ndaluan ditën e djeshme nga policia e Elbasanit për të dhënë shpjegime për ngjarjen.
Burime nga policia e Elbasanit pohojnë se sipas denoncimit 39-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me djalin e tij të mitur.
Bëhet fjalë për djalin e mitur që denoncuesja 33-vjeçare S.L ka nga martesa me ish-bashkëshortin Besnik Selita. Ajo së bashku me fëmijën jetojnë në Tiranë, ndërsa ish-burri me gruan banojnë në Elbasan.
Dyshohet që ngjarja e rëndë të ketë ndodhur në njërën prej ditëve kur babai Besnik Selita të ketë marrë djalin e tij 5-vjeçar për vizitë.
Ndërkaq njoftimi i policisë është si më poshtë:
Sipas njoftimit të policisë, më datë 17.08.2016, u ndaluan shtetasit B.S. dhe O.S vjeç 39 e 41, banues në Elbasan, pasi më datë 07.08.2016, ka bërë kallëzim një shtetase banuese në Tiranë, se ish bashkëshorti, shtetasi B.S, ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten O.S, në prani të fëmijës së mitur. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/