Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta ikona e shkollës financiare në Shqipëri, Beshir Ciceri

16/08/2022
Ndahet nga jeta ikona e shkollës financiare në Shqipëri, Beshir Ciceri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Beshir Ciceri, për më shumë se 5 dekada, pjesë e departamentit të Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë si ekspert në fushën e financave dhe me gjerë.

“Përgjatë karrierës së tij akademike, Profesori ka përkrahur dhe mbështetur studentët dhe pedagogët duke qenë gjithnjë krah tyre në auditore, konferenca dhe aktivitete të tjera. Në thuajse 50 vjet, Prof. Beshiri ka mbajtur gjithashtu edhe detyra dhe funksione të rëndësishme administrative dhe drejtuese në Fakultetin e Ekonomisë. Ai do të kujtohet gjithnjë nga kolegët, studentët dhe të gjithë ata që e njohën, me dashuri, respekt dhe mirënjohje!”, thuhet në njoftimin e Fakultetit Ekonomik.

Ndërkaq emra të njohur kanë shprehur ngushëllime në lidhje me ndarjen nga jeta të Cicerit një ditë më parë.

“Profesor Beshiri ka shërbyer gjithë jetën e tij si pedagog i shquar i Fakultetit Ekonomik dhe për mbi dy dekada mbajti detyrën e Shefit të Departamentit të Financë-Kontabilitetit pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës, si dhe me vone drejtoi Departamentin e Finances.
Në këtë ditë homazhesh ndaj Tij, nderojmë me respekt edhe kujtimin e bashkëdrejtuesve të këtij Departamenti, të cilët nuk janë më, si Prof. Dr. Baki Berberi, Prof.Dr. Vjollca Karapici dhe Prof. Dr. Lavdosh Zaho.
Profesor Beshiri ishte ndër profesorët më të dashur dhe të vlerësuar nga studentët, si dhe një shok e mik i vyer dhe i paharruar për kolegët, gjithnjë i gatshëm të ndihmonte këdo dhe të ofronte bujarisht dijet e tij.
Janë me dhjetëra brezat e studentëve që ai ka formuar, duke udhëhequr një pjesë prej tyre në temat e diplomave, por edhe në qindra e mijëra këshillime dashamirëse dhe largpamëse për karrierën. Profesor Beshiri ka udhëhequr me dhjetëra doktoratura(ndoshta 100), duke u kthyer në një mentor të shquar dhe të palodhur të pedagogëve të rinj.
Kolana e librave të tij si autor i vetëm ose në bashkautorësi është e gjatë dhe domethënëse. Profesor Ciceri përfaqësoi një lëvrues të palodhur dhe të thellë të dijeve bashkëkohore në lëndët e Drejtimit Financiar dhe Drejtimit Financiar Ndërkombëtar, duke u shndërruar gradualisht në një ikonë të mendimit shkencor ekonomik shqiptar.
Ai organizoi me sukses dhe me punë të palodhur një sërë konferencash shkencore të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe konferenca shkencore të universiteteve të rretheve”, shkruan ndër të tjera deputeti Bujar Leskaj. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.