Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GJETJET E SONDAZHIT/ Çfarë thonë të rinjtë për shkollat dhe shoqërinë civile

14/08/2022
GJETJET E SONDAZHIT/ Çfarë thonë të rinjtë për shkollat dhe shoqërinë civile
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD garanton se ditët e opozitës së kapur kanë marrë fund. Të rinjtë shqiptarë duhet të shohin tek PD një partner të së sotmes dhe së ardhmes, deklaroi sot Sekretarja për Organizatat Partnere, Megi Balliu ndërsa prezantoi gjetjet e një sondazhi me të rinjtë.

Gjetjet e sondazhit:

Një vëzhgim i kryer nga aktivistë rinorë, me 600 të rinj të moshave 15-29 vjeç, e ngel në klasë sistemin arsimor shqiptar.

77 përqind e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, ndërsa 80 përqind i konsiderojnë shkollat si mjedise pak ose aspak të sigurta.

74 përqind thonë se problematikat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet arsimore.

Çka është më dramatike lidhet me përqindjen e atyre që e konsiderojnë të ardhmen e tyre larg Shqipërisë dhe nuk duan të kthehen më.

Të rinjtë janë pyetur edhe për rritjen e çmimeve, dhe 97 përqind e tyre thonë se kjo ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme jetën e tyre.

Nuk është vetëm qeveria që goditet, por edhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat shihen si të pabesueshme.

OJF-të sipas të rinjve punojnë për interesat e tyre, dhe jo për të mbështetur rininë.

Vetëm 7 përqind e të anketuarve besojnë te shoqëria civile. Po kaq mosbesues janë edhe ndaj partive politike të cilat sipas tyre nuk kanë vullnet për zgjidhjen e problematikave të të rinjve.

Ky mosbesim te shoqëria civile dhe politika reflektohet edhe në qasjen e të rinjve ndaj procesit zgjedhor.

40 përqind thonë se nuk do të votojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm ndërsa 29 përqind se nuk janë të vendosur nëse do të shkojnë.

Anketimi është një shenjë tjetër e arsyeve të shpopullimit të vendit, një alarm që Partia Demokratike e ka ngritur vazhdimisht.

Sa i takon mosbesimit te politika Partia Demokratike e identifikon si të drejtë qëndrimin e të rinjve shqiptarë dhe kërkon ndjesë për pjesën e saj në këtë mosbesim.

Por ne ju bëjmë me dije të rinjve faktin se, ditët e opozitës së kapur, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile të kapura  me oligarkët, dhe sidomos qeverinë, kanë marrë fund. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.