Aktivistë lushnjarë kanë reaguar pas mbulimit të bustit të Vaçe Zelës me skenën e koncertit të përgaditur nga bashkia e Lushnjës.
Aktivisti dhe gazetari Saimir Mërtiri kërkon nga baahkia të mos mbulojë me skenën bustin e këngëtares së njohur.
”TURP për bashkinë Lushnje që masakruan dhe atë kulturë qe ne ndjeheshim krenarë!
Përpara disa ditësh në postimin tim paralajmërova se sot në 8 gusht ,sërisht monumenti i këngëtares së madhe Vaçe Zela do të “dhunohet”….
Hengxhinjë që vijnë e Bashkia i paguan nga taksat tona , ozurpojnë me hekura bustin e Vaçe Zelës, për tu tall ca këngtaruce që dalin në skenë me gjoks e shalë ……
O bashki që tallesh me taksat tona duke paguar ahengxhinjë , mos i tall me kulturën e këtij qyteti”, komenton Mertiri. a.b





