Në lidhje me poetin e ri turistik të Durrësit, kreu i PD, Sali Berisha u kërkoi qytetarëve të mos blejnë apartamebte pasi do të jenë objekt konfiskimi.
“E morët vesh që në Portin e Durrësit kanë nisur të shesin apartamente.
U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit se do jenë subjekt konfiskimi.
Mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigante vjedhje që shkon deri në 4-5 miliardë euro”, tha Berisha.
Në vijim ai tha se shtatori po vonon ndërsa inceneratorët do të jenë kali i betejës me qeverinë.
“Të gjitha këto kanë vetëm një zgjidhje. Largimin e Edi Ramës dhe ekipit të tij vjedhës.
Shtatori po vonon. Qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten dhe do përgatiten për t’i dhënë përgjigjen më të merituar këtij njeriu që nuk respekton, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston.
Epiqendër e betejës sonë do jetë çështja e djegësve.
Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit tenderin me negociata të mbyllura, tenderin për vjedhje.
Ky është përgjegjësi numër 1.
Ky nuk mund të shpëtojë, ky i ka kohërat e numëruara. Djegësit aty ku djegin plehrat, do djegin qeverinë e tij”, tha Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/