Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania

Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania

55
0
Shares

Pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimetonline për qytetarët dhe bizneset janë normalisht tëaksesueshme.

Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhebizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Janëfunksion plotë edhe shërbimet e:

aplikimit të formularit për lëshim për herë parë ose rinovim pasaportës
deklarimit të humbjesdokumenteve ndryshme
ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbimasën e përfitimit ndihmës ekonomike
kërkesë për përfituar nga programet e strehimit social
lista e notave dhe rtetimi i diplomës për studentët kanëndjekur Universitetin e Tiranës.

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

Nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore.

Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë:

Sistemi i Qëndres së Botimeve Zyrtare;
e-Inspektimi;
Sistemi i menaxhimit tëinformacionit për burimet njerëzoretë administratës;
Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për tëgjithë punonjësit e administratës. Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdomailbox-i në infrastrukturën cloud.

AKSHI shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit qëia dolën të rikuperojnë në një kohë rekord shërbimet publikeonline, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmëngjatë gjithë këtyre ditëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY