Plagosje me thikë në Pogradec, i riu përfundon rëndë në spital

Plagosje me thikë në Pogradec, i riu përfundon rëndë në spital

60
0
Shares

Një i ri u plagos me thikë këtë mbrëmje në Pogradec, pasi u qëllua nga një tjetër.

“Rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre”, njoftoi policia.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY