Presidenti Biden uron për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

Presidenti Biden uron për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

52
0
Shares

Presidenti amerikan Joe Biden, uroi sot me anë të një video-mesazhi 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Video-mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u dha në një ceremoni që ambasada ameeikane mbajti në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fjalën e tij Biden theksoi ndihmën që Shqipëria po i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë apo edhe strehimin e afganëve përgjatë viteve të luftës ndërsa theksoi se SHBA do të jetë me ta edhe në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës.

Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushni udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, theksoi Biden.

Në ceremoninë për 100-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane.

“Ne kurrë s’jemi lëkundur nga të besuarit në ju, ishim krenarë që ju mbështetëm kur këputët vargonjtë e regjimit komunist, krenarë të festojmë me ju këtë muaj ndërsa ju nisët zyrtarisht negociatat për të zënë vendin tuaj të merituar si një komb i begate dhe demokratik brenda familjes evropiane”, tha ndër të tjera ambasadorja Kim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY