Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit. Votohen ndryshimet në qeveri. A do...

Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit. Votohen ndryshimet në qeveri. A do preket ligji i dosjeve?

52
0
Shares

Ndryshimet e fundit në qeverinë Rama pritet të miratohen sot në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit.

Deputetët janë thirrur për të votuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvëndëskryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin si dhe emërimin e Belinda Ballukut si zv/ kryeministre..

Gjithashtu do të votohet dekreti për emërimin e Majlinda Dhukës Ministre e Shtetit për integrimin.

Pas njoftimit nga Kuvendi për seancën e jashtëzakonshme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,  Enkelejd Alibeaj paraqiti kërkesë për debat në seancë.

Alibeaj thekson se “Rama i trembet debatit, dhe përballjes me faktet, që tregojnë se ai është shkaktar i varfërisë dhe korrupsionit në vend”.

Nuk dihet nëse mazhoranca do të ndërhyjë në ligjin e dosjeve siç premtoi një ditë më parë Lindita Nikolla. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY