Përdhunuesi i së bijës ka alibi, ja si tha në polici

Përdhunuesi i së bijës ka alibi, ja si tha në polici

45
0
Shares

Guri Përgjegji, 46 vjeç, banues në fshatin Përgjegj në njësinë administrative Kastriot Dibër është arrestuar nga policia por nuk ka pranuar se ka përdhunuar të bijën.

I ndodhur në pranga për veprën penale të “kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini” ai ka deklaruar se ky është një skenar i kunatës së tij me të bijën. Sipas tij ato të dyja po kërkojnë ta burgosin atë.

Ndërkohë vajza po i nënshtrohet analizave dhe vizitave gjinekologjike. Ende nuk është përpiluar raporti mjekoligjor.

Guri Përgjegji është futur në një shtëpi të braktisur, në periferi të fshatit pas aktit të kryer kundër së bijës. Policia mësoi vendin e strehimit të tij nga një fëmijë që e kishte pikasur atë në mbrëmjen e një dite më parë. Duke gdhirë dita e djeshme policia i ka bërë thirrje 46-vjeçarit të dorëzohej duke menduar se ai ishte i armatosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY