Një ndër drejtuesit kryesorë të opozitës tha sot se Erion Veliaj duhet prangosur për inceneratorin e Tiranës.
”E kam thënë dhe e rithem: Nëse SPAK ka këllqe t’i shkojë deri në gjysëm hetimit të inceneratorëve, në pranga bie direkt Erion Veliaj”, tha kreu i FRPD, Belind Këlliçi.
Postimi i Këlliçit:
Merita Hajdari ishte emri i rradhës që u përdor nga bosët e inceneratorëve. Një e moshuar që mbijeton duke mbledhur kanoçe e duke punuar në të zezë.
Çdo ditë po publikohen fakte tronditëse që po i heqin maskën këtij pushteti kleptokratik. Skema e inceneratorëve është këmbanë alarmi për “drejtësinë e re”. Është një test për SPAK-un dhe gjithë organet ligjzbatuese.
Përse nuk thirret kryebashkiaku i Tiranës për të dëshmuar? Përse “drejtësia” ndjek dy standarde? Përse inceneratori i Tiranës nuk është konfiskuar akoma? Këto pyetje dhe shumë të tjera presin përgjigje nga organet e sipërpërmendura.
Fakte të reja do të dalin në dritë. Shqipëria ka nevojë për drejtësi reale dhe të barabartë, për ndarje pushtetesh dhe sundim të ligjit.
Zgjohu SPAK!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/