Reagon televizioni, i palejueshëm dhe cënim i lirisë së mediave dënimi i...

Reagon televizioni, i palejueshëm dhe cënim i lirisë së mediave dënimi i gazetarit

58
0
Shares

Tv a2cnn reagoi publikisht, pas një komunikimi zyrtar jopublik me zyrën e kryeministrit, pas 2 ditësh që një gazetar i këtij televizioni u ndëshkua nga kryeminiatri Rama për shkak të pyetjes që beri në një konferencë shtypi.

Televizioni e konsideron cënim të lirisë së medias dënimin e gazrzatit ndërsa i kërkon kryeministrit të tërhiqet nga vendimi i tij.

QËNDRIM REDAKSIONAL. Liria e medias është thelbësore në balancat e një demokracie ende të brishtë, ndaj peshorja e së drejtës nuk mund të anojë nga pushteti edhe nëse gazetarët gabojnë.

Me këtë parim fare të thjeshtë, por tejet të rëndësishëm, televizioni A2 e vlerëson si të papranueshme që një pushtetar, aq më shumë Kryeministri i vendit, të vendosë masa disiplinore për gazetarët. Këtë ia kemi bërë të ditur edhe atij, përmes një komunikimi zyrtar.

Vendosja në “riedukim” e gazetarit të A2, Klevin Muka, është një veprim që nuk bazohet në norma as ligjore e as morale, e që nuk i shkon një vendi që dëshiron të integrohet në Bashkimin Europian. Fatkeqësisht, kjo vjen në vazhdën e një serie episodesh në të cilat Kryeministri Rama ka shmangur përgjigjet, duke komentuar formulimin e pyetjeve të ardhura nga gazetarët e A2.

Ne besojmë se transparenca e një politikani, sidomos në pushtet, është më e rëndësishme edhe kur atij nuk i pëlqen pyetja. Gjithsesi, secili gëzon të drejtën të mos përgjigjet nëse vlerëson se etika në marrëdhënie me të ka çaluar. Por kjo nuk legjitimon asnjë drejtues institucionesh të shpallë “të pa dëshiruar” gazetarët, për sa kohë jemi dy palë që përgjigjen dhe vlerësohen nga marrëdhënia me publikun.

Në A2 e kemi normë të punës sonë kontrollin mbi etikën, cilësinë dhe saktësinë që i ofrojmë publikut, sigurisht duke evidentuar sa herë ka nevojë të ndërhyhet për t’i përmirësuar ato. E kemi bërë këtë edhe në rastin e fundit, njësoj siç e bëjmë prej vitesh edhe në raste të kaluara pa zhurmë. Mund të ketë njëqind mendime të ndryshme se çfarë e bën një pyetje të jetë e mirë, por një gjë është fakt, një pyetje që nuk merr përgjigje është një rast i humbur për t’i shërbyer publikut. Ndaj dhe mundohemi e kërkojmë nga gazetarët që pyetjet të jenë bazuar në thelb, pa ngjyrime, interpretime e konotacione. Qëllimi është që politikani apo drejtuesi i institucionit që kemi përballë të ketë sa më pak shanse t’i shmanget thelbit të pyetjes. Për shumë arsye jo gjithmonë kjo realizohet, ndaj kemi bindjen se ka gjithmonë mundësi (nëse ekziston dëshira) për të përmirësuar punën tonë.

Asnjë rrugë nuk është e asfaltuar, sidomos kur mundohesh të sjellësh një standard të ri cilësie në treg e duhet ta hapësh shtegun. Pavarësisht pengesave, ne besojmë te vlerat që na drejtojnë dhe vullneti i mirë për t’i sjellë publikut një informacion larg interesave të grupimeve politike. Redaksia e A2CNN

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY