Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama lajmëron një bazë të re të NATO-s në Porto Romano

01/07/2022
Rama lajmëron një bazë të re të NATO-s në Porto Romano
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se i ka propozuar NATO-s ngritjen e një baze detare ushtarake në Durrës.

Bëhet fjalë që baza të ngrihet afër portit të ri tregtar në Porto Romano.

Rama njoftoi sot në Tiranë gjatë një konference shtypi se së shpejti do të shkojë në Bruksel për të vijuar bisedimet.

Rama: “Kemi folur atje( Samiti i NATO në Madrid) për projektin tonë dhe së shpejti besoj që do rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në portin e ri që do të jete në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale dhe tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake.

Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me gjithë ekipin tonë të eksperteve dhe me ekspertët e Aleancës, për të parashtruar projektin me detaje dhe për të vazhduar më tutje me diskutimet. NATO ka hyrë në një fazë të re të bashkëfinancimit edhe të projekteve të posaçme. Ju e dini që aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, është tërësisht financim i huaj ndërkohë që për sa i përket portit, ne natyrisht që do të financojmë vetë të gjithë pjesën komerciale dhe e kemi ftuar NATO-n, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake. Nëse e realizojmë këtë, do të jete diçka me një vlere të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë, por edhe me një vlerë strategjike të rëndësishme edhe për vetë NATO-n.

Sigurisht që lufta në Ukrainë ka përmasën e vete ushtarake, për të cilën nuk mund të flasim publikisht, por ka edhe përmasën e vetë ekonomike dhe gjithë kompleksitetin financiar në formën e të gjitha vështirësive me të cilat po hasen të gjitha vendet dhe në Samit është folur gjerësisht dhe në mënyrë të dedikuar për sfidën e furnizimit me energji, për parashikimet jo optimiste, përkundrazi, vërtetë të zymta për sa i takon çmimit të energjisë dhe shoqëruar me vështirësitë e burimeve energjetike”. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Lëvizje në Policinë e Shtetit në strukturat kryesore

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.