PD kundër kthimit të Pallatit të Brigadave në lokal dasmash e vakish,...

PD kundër kthimit të Pallatit të Brigadave në lokal dasmash e vakish, Balliu: Mungesë transparence

33
0
Shares

Dhënia me konçesion në sekret të plotë të “Pallatit të Brigadave”, ka sjellë reagimin e PD. Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu thotë se Rama po kënaq egon e tij pseudo-artistike dhe rrethin e ngushtë të përfituesve.

Deklaratë e Balliut:

Kompleksi që u ndërtua si rezidencë mbretërore, u shndërrua në Pallat të Brigadave, dhe në fund rezidencë qeveritare, tani do të bëhet “Belvederja e oligarkëve”.

Qeveria ka vendosur, në mënyrë aspak transparente, madje sekrete, që të kalojë në menaxhim privat, për 20 vjet, një pasuri publike.

Duke imituar, si modelin e koncesionit të Butrintit, ashtu edhe shkeljen dhe paligjshmërinë e tij, qeveria nuk ndalet në marrëzinë për të urryer çdo gjë publike, dhe në babëzinë për të fituar personalisht nga çdo asset i përbashkët kombëtar.

Partia Demokratike thekson fort, se nuk ka në botë një model të tillë të leasing-ut të pasurive publike, dhe kjo është një shpikje e Ramës, e cila kënaq egon pseudo-artistike të tij dhe rrethin e ngushtë të përfituesve.

Ku ka heshtje ka edhe një hile, dhe asgjë tjetër veç hiles nuk e shpjegon mbajtjen sekret, mos konsultimin, as me ekspertët, dhe as me publikun.

Për asete kombëtare duhet konsultim kombëtar.

Kryeministri shpall konsulta të rrejshme për de çiftimin e Shqipërisë nga Maqedonia e veriut, vendim në të cilin shqiptarët kanë zero tagër.

Kur vjen puna te pasuritë, që janë të tyret, dhe për të cilat u takon mendimi dhe vendimi, ai i shpërndan sipas oreksit dhe në fshehtësi.

Partia Demokratike i kërkon publikut të mos bjerë në kurthin e propagandës se “Pallati po hapet për njerëzit”.

Pyetjet janë dhe mbeten:

Pse pa konsultë?

Pse me procedura të fshehta?

Kush do jenë menaxhuesit?

Dhe, a janë të përfshirë ‘të dyshuarit e zakonshëm’ në këtë projekt, që ngjan si asgjë më pak se afera korruptive e radhës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY