Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit Klaudio Mëhilli, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Nga ora 12 e gjys jena tremb edhe kaq, ndodheshim në shtëpi duke fjetur, jemi çuar të gjithë si familje. Se kena prit, se skemi probleme me kërrkënd, nuk kam fare dyshime. Fare. Është tremb vajza fort, fëmijë i vogël, normal. Kërkoj të zgjidhet gjithçka, ta di të paktën se prej kujt më ka ardhur”, është shprehur pronari i servisit Klaudio Mëhilli.r.k
IMG_0256 IMG_0255 IMG_0254 IMG_0250
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/