Nga sot avokatët në të gjithë vendin kanë vendosur që të bojkotojnë sërish senacat gjyqsore duek e radikalizuar protestën duke shtuar kësaj here për 10 ditë masat e sigurisë.
Në kundërshtim të hartës së re gjyqësore avokatët kanë pralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kreu i avokatisë, Maks Haxhiaj e ka cilësuar të papranueshëm draftin e hartës së re gjyqësore ndërsa tha se vendimi është i të gjithë avokatëve dhe i pa ndikuar prej tij.
Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokurori i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë. Javën që vjen akti pritet të miratohet nga qeveria.
Vendi i avokatëve është përshënetur edhe nga lreu i opozitës Sali Berisha.
“Keshilli i Pergjithshem i Avokatise se Shqiperise vendosi shpalljen e greves kombetare pa afat te avokateve te vendit si akt proteste ndaj Hartes se re te gjyqesorit.
Me kete vendim te drejte sistemi gjyqesor i Edi Rames rikthehet ne vitin 1966, ne te cilin diktatori Hoxha hoqi mbrojtjen e te akuzuarve nga avokate dhe ndaloi kete profesion.
Me greven e tyre avokatet mbrojne te drejten themelore te qytetareve shqiptar per nje proces te rregullt ligjor.
Greva e tyre eshte shembull frymezimi per te gjithe profesionistet, mbare qytetaret shqiptar per mbrojtjen e te drejtave te tyre themelore ndaj abuzimeve te pushtetit monist te krimit dhe droges te Edi Rames dhe pseudoreformes sorosiane te sistemit te drejtesise.
Duke mbeshtetur plotesisht greven pa afat te avokateve te vendit, denoj me ashpersine me te madhe Harten e re antiligjore dhe antikushtetuese te Gjykatave dhe kerkoj anullimin e menjehershem te saj”, shkruan ndër të tjera kryetari i PD. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/