Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Samiti, perdja e tymit, apologjeti dhe mungesa domethënëse

25/06/2022
GENC POLLO/ Foltorja e Beratit dhe kuvendi i partisë: përshtypje e refleksione
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

(Një shënim për samitin e fundit të BallkanitPerëndimor dhe Bashkimit Evropian)

Takimi i liderëve të BE-së në Bruksel të enjten, më 23 qershor, u zhvillua në sfondin e luftës së përgjakshmeagresive të Putinit. Ata duhësisht u solidarizuan me Ukrainën, viktimën aktuale dhe me Moldavinë viktimën potenciale tëradhës; të dyjave u dhanë statusin e kandidatit për anëtarësimnë Union. Por një Këshill Evropian në kohë lufte do të kishtenë rend dite domosdoshmërisht shtrëngimin e radhëvepërballë armikut.

I vetmi shtet deviator brenda orbitës së BE-së, i cili ka refuzuar sanksionet europiane kundër Rusisë së Putinit dhe ka rikonfirmuar miqësinë me agresorin ka qenë Serbia. Sipastraktateve në fuqi Serbia është detyruar të linjëzohet  mepolitikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Presidenti Vuçiç, megjithatë, as në të kaluarën nuk ka miratuar masat e BE-sëkundër Putinit. Megjithatë ky vend po bën negociataanëtarësimi me BE që prej tetë vjetësh dhe ka mbyllur disakapituj;

Çuditërisht nuk pati shumë bujë për këtë në mbledhjen e Këshillit apo në samitin paraprirës të liderëve të BE-së dhehomologëve të tyre të Ballkanit Perëndimor. Vuçiçi morindihmë nga dikush që në përgjithësi nuk do të pritej të ishtealeat për këtë gjë: nga Kryeministri i Republikës tonë!

​⁃​Perdja e tymit

Së pari, në një lëvizje që spostonte  vëmendjen, Vuçiç u propozoi kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë sëVeriut që të bojkotojnë samitin e ardhshëm, pasi kishte pakmundësi që këto të fundit të merrnin një datë për fillimin e negociatave me BE. Shkak për këtë dihet se në dy vitet e fundit është një veto bullgare pa lidhje për të cilën është folure shkruar shumë.

Se si një bojkot i tillë do të ishte i dobishëm për të gjetur njëzgjidhje për problemin, mbetet një mister. Dhe pse pikërishtSerbia duhet t’u propozojë fqinjëve të saj një të tillë mënyrëveprimi mbetet e pakuptueshme.

Megjithatë kryeministri Rama nxitoi të njoftojë se do të ishtedakord me bojkotin. Një gjest i tillë i paprecedentë u bë temae ditës në mediat kryesore e vazhdoi të bënte jehonë edhe pasibojkoti u ndërpre një ditë më pas. Së bashku me vetonbullgare, “bojkoti” theksoi   “dramën e negociatave” ne Bruksel duke mos  lënë hapësirë ​​për të diskutuar çështjenurgjente të një kolone të pestë në mesin të europianëve.

​⁃​Apologjeti

Edi Rama në fjalimin e tij në samitin e Ballkanit Perëndimordhe në vijim me deklaratën e tij në konferencën për shtyp me Vuçiçin, justifikoi haptazi qëndrimin serb ndaj Rusisë; duke shtrembëruar ose ekzagjeruar faktet historike dhe ekonomike. Rama shkoi më tej duke kritikuar Bashkimin Europian e Perëndimin për presionin e tij ndaj Serbisë për këtë çështje.

Një qëndrim i tillë është një risi e papritur dhe shqetësuese nëShqipërinë post-komuniste, ku qeveritë e klasa politike, tëmbështetur nga opinioni publik, janë rreshtuar gjithmonë me BE-në dhe me Perëndimin në çështjet e sigurisë.

–Mungesa domethënëse

Po kaq e paprecedentë sa apologjia për Vuçiçin ishte edheqasja e tij ndaj Kosovës. Me të drejtë Rama kritikoi Brukselinpër vonesë në liberalizimin e vizave për kosovarët (kuptohetpa përmendur se orteku i emigrimit të paligjshëm ngaShqipëria duke filluar nga v.2014 është një shkak kryesor).Shumëkush do të donte që këtë deklaratë Kryeministrishqiptar të enjten t’a bënte në konferencë shtypi përkrahPresidentes së Kosovës. Por nuk mund t’i kesh të tëra në jetë.  

Risia shqetësuese është se Rama as në samit e as nëkonferencë shtypi nuk apeloi për njohjen diplomatike tëKosovës: as njohjen nga Serbia që mbetet strumbullari iproblemit e as nga pesë shtete anëtare të BE. Në të shkuarën, një apel i tillë në samite si ky, ka qenë pasazh fiks i fjalimit tëofiqarit të Tiranës; qoftë ky president, kryeministër apoministër i jashtëm. Befas po rezulton se nuk është më kështu.

Njohja diplomatike e Kosovës nga Beogradi ka qenë njëkërkesë konstante e Perëndimit. Ndërsa Washingtoni e ka shprehur publikisht, qartë e përsëritur edhe Europafatmirësisht po ecën në këtë udhë. Mjafton të kujtojmëdeklaratat e kancelarit gjerman para pak javësh në Prishtinë e Beograd. Pikërisht në këtë moment të artë Edi Rama e çondëm platformën e samitit duke heshtur për njohjen e Kosovës. Pikërisht, ai Edi Rama, i cili në nëntor 2014 në Beograd, bëntelajm duke i kërkuar Vuçiçit njohjen e Kosovës (e kam thënëatëhere dhe përsëritur së fundmi se diplomacia e karshillëkutdhe e megafonit është kundraproduktive. Të tilla ishin edheekzagjerimet verbale  të ditëve të fundit kundrejt Bullgarisë. Edhe pse në thelb me vend ato në Europë u perceptuanpërgjithësisht si kllouneske).

Problemet që rrjedhin nga mosnjohja e Kosovës prejBeogradit kanë sjellë pasoja penguese në Procesin e Berlinitdhe në realizimin e produktit të tij Tregut të PërbashkëtRajonal. Vuçiç e Rama e “zgjidhën” problemin duke përjashtuar Kosovën tok me dy shtete të tjera nga nisma e tyrenë Novi Sad (Minishengeni, Ballkan Hapu).

Kjo nismë që konsiderohet si një “konkurrencë e pashëndetshme për integrimin në BE” nga zyrtarët e Komisionit Evropian ka marrë së fundmi mbështetjen retoriketë ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Si Rama ashtu edhe Vuçiç kanë konsoliduar pushtetin e tyrepersonal gjatë dekadës së fundit duke çmontuar kontrollet e ballancat kushtetuese, duke heshtur median dhe duke politizuar burokracinë shtetërore. Skandalet e korrupsionit tëlartë dhe të përzierjes me mafian kanë qenë të shumta.

Por zhvillim gjeopolitik i fundit shtron, të paktën përShqipërinë, një shqetësim shtesë që duhet trajtuar. Opozitapolitike në Tiranë, tashmë e ringjallur, e ka denoncuar qëherët afrimin e dyshimtë me Beogradin pasi e shikoi se pobëhej në kurriz të Kosovës. Tashmë do të ketë më shumëmotive për të kundërshtuar me fjalë e me vepra.

Genc Pollo, Ish-ministër dhe deputet

24 qershor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.