Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia e Lezhës jep sqarime: Si u arrestua me narkotikë dhe më pas u dërgua në shtëpi djali i ish deputetit të PS

14/06/2022
FOTO/ Informaliteti, Tatimorët gjobisin restorantin e Dash Pezës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Lëezhës ka shpjeguar mbi kapjen e shtetasit G.Peza, i biri i ish deputetit të PS, Dashamir Peza në Shëngjin me datë 02 qershor 2022. Atij i janë gjetur sasi të vogla lëndësh narkotike, dhe në rrjetet sociale pretendohet se është lëshuar pas disa orësh nga Policia.

Detajet e policisë së Lezhës:

Me datë 02.06.2022, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë aktivitetit UNUM Festival 2022, në Shëngjin, në postbllok në hyrje, është ndaluar për kontroll fizik shtetasi G.P. 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale sasi të vogla lëndësh narkotike.

Pas këtij konstatimi, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, janë kryer të gjitha veprimet procedurale hetimore, duke arrestuar në flagrancë shtetasin G.P. për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe materialet procedurale në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.

Nga momenti i arrestimit, shtetasi G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore, Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të shtetasit G.P., duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë ekzekutimi i Urdhërit të Prokurorit për zbatimin e Vendimit të Gjykatës, ku shtetasi G.P. është dërguar në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Gjithashtu, informojmë se, arrestimi i tij si dhe i disa shtetasve të tjerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale, gjatë ditëve të zhvillimit të festivalit, janë publikuar në webin zyrtar të Policisë së Shtetit, www.asp.gov.al/ raporti ditor i ngjarjeve policia e shtetit.

Gjithashtu, edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është dhënë njoftim përmbledhës mbi rezultatet e mbylljes së aktivitetit.

Në përfundim, theksojmë se, si për rastin e shtetasit të lartpërmendur, ashtu edhe për të gjitha rastet e tjera, nga Policia e Lezhës, janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale konform procedurës standarte, në mënyrë të paanshme dhe ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.