‘Përfaqësonte ndërmarrjen e Beogradit’/ Berisha: Vilma Nushi hoqi ligjin, futi në Shqipëri...

‘Përfaqësonte ndërmarrjen e Beogradit’/ Berisha: Vilma Nushi hoqi ligjin, futi në Shqipëri ilaçet serbe

47
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor.

Sali Berisha u shpreh se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE.

Kreu i PD tha se kanë vendosur ligjin që në Shqipëri do hynin ilaçe që tregtohen vetëm ne vendet e BE, pasi ishin të sigurta.

Sipas ish-kryeministrit ligjin e hoqi Vilma Nushi për të cilën tha se përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit.

Sakaq, kreu i selisë blu deklaroi se Vilma Nushi nuk është gje tjetër veçse një oligarke.

“Vilma Nushi e hoqi, përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për tu tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarkun, pastaj mori edhe check up-in, etj.

Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie.”-tha Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY