I ikën policisë e futet në një mal, i kapen pistoletë, automatik...

I ikën policisë e futet në një mal, i kapen pistoletë, automatik dhe municion

86
0
Shares

Braktisi motomjetin për t’iu shmangur ndjekjes nga Policia në Malësi të Madhe, vihet në pranga 22-vjeçari që mbante armë zjarri me vete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një motomjet.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pasi kanë marrë informacion se një person lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë operacionit policor të koduar “Kerraj” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Ky shtetas po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj.

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëtejshme. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY